Kosova/ Korenica: Prevalon egoja e partive! Nëse s’votohet Haxhiu, shkohet në zgjedhje të reja (VIDEO)

Kosova/ Korenica: Prevalon egoja e partive! Nëse s’votohet Haxhiu, shkohet në zgjedhje të reja (VIDEO)

Ish-deputeti i "Vetëvendosjes" Visar Korenica tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se në Kosovë s’ka vullnet nga asnjëra palë për lëshime në dobi të vendit, duke theksuar se po prevalone egoja e subjekteve politike.

Drupal Ad

Korenica tha se nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, opsion janë zgjedhjet e reja, të cilat po përdoren edhe si shantazh nga Kurti ndaj opozitës.

Sipas Korenicës duhet të kemi edhe një veprim nga Presidentja Osmani në këtë situate. 

Situata është jo e mirë. Dëmi më i madh i shkaktohet vendit tonë, shtetit të Republikës së Kosovës. Po shihet qartë që s’ka vullnet nga asnjëra palë për të bërë lëshime në dobi të vendit, por po prevalon egoja e subjekteve politike. 
Të mos heqësh dorë dhe të propozosh një kandidat konsensual, përderisa s’janë numrat, është insistim për të mbajtur peng zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit të Kosovës. Më së shumti është për shkak të konflikteve që ka shkaktuar znj.Haxhiu në Kuvend. Ka intriguar dhe ka krijuar një kundërshtim të drejtpërdrejtë.

Opozita po bën gabim, do duhet ta votonte. Duhet të jemi institucionalistë, është një rregull i pashkruar në Kushtetutë, që interesi i vendit prevalon mbi çdo inat dhe ego. Opozita është mirë ta votojë kandidaten e propozuar. Sepse s’janë as të gatshëm për zgjedhje të reja. Këtë VV po e përdor si shantazh. Është alternativa e dytë, nëse s’votohet Haxhiu, zgjedhjet e reja. 

Duhet të kemi edhe një veprim nga Presidentja për zhbllokimin e situatës, pasi ka rol unifikues. Zgjedhjet e reja janë opsion, edhe të formohet qeveria me këto numra nuk do të jetë afatgjatë. Nesër do dështojë seanca, por e kam një dozë rezerva se opozita në një rrethanë lodhëse, shteruese, do votojë për kandidaten e VV, dhe VV s’tërhiqet nga ky emër, këtë ta keni të sigurt”.  
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy