
Dy ditë para protestës së radhës së opozites së bashkuar, kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, kryedemokrati Basha ka dalë me një tjetër thirrje drejtuar gjithë shqiptarëve.
Me një videomesazh të shperndare në faqen e tij në Facebook, Basha teksa garanton se nuk ka asnjë hap pas, fton shqiptaret të behën bashkë të hënën në oren 20:00. kundër bandës që grabit gjithçka e kundër diktatures së krimit.
Të hënën me 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për <ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! <RamaIk" , shkruan Basha.



