
Një shtetas gjerman i shpallur në kërkim për vjedhje është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Kakavijës në tentativë për tu larguar nga vendi.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, pas koordinimit të punës dhe informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan në dalje të RSH-së, shtetasin gjerman të shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja", H. D., 20 vjeç, banues në Gjermani.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.



