Kërcënoi se do hidhej nga vinçi në mes të Tiranës, zbret pas 60 minutash 35 vjeçari nga Lezha

Kërcënoi se do hidhej nga vinçi në mes të Tiranës, zbret pas 60 minutash 35 vjeçari nga Lezha

Ka zgjatur rreth një orë kërcënimi me hedhje nga një vinç i lartë pranë Pallatit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Saimir Zalli nga Lezha, kërkoi të takohej me Prokurorin e Tiranës, për t’i komunikuar diçka.

Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën. Ashtu sikurse në raste të tjera, edhe në këtë rast, nuk pati pasoja dhe kërcënuesi zbriti pas negociatave me policinë.

Pas komunikimit dhe negociatave me policinë, burri 35 vjeç, ka zbritur nga mjeti i lartë.

Ai do të shoqërohet në polici ku edhe do të japë sqarimet nevojshme se përse ndërmori këtë rrugë.

Në vendin e ngjarjes shkoi edhe drejtori i Policisë së Tiranës.

Ende nuk dihen arsyen konkrete që pse ai hipi në vinçin e lartë që përdoret për ngritjen e materialeve ndërtuese.

Ishin qytetarë pranë vendit të ngjarjes, ata që lajmëruan policinë.

Ky nuk është rasti i parë dhe në rastet e mëparshme, personat kërcënues kanë zbritur pas negociatave me policinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy