Basha: SHBA partner strategjik, bashkëpunimi politik dhe ekonomik prioritet i PD

Basha: SHBA partner strategjik, bashkëpunimi politik dhe ekonomik prioritet i PD

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë detaje nga takimi me delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim në selinë blu, takim ky që u mbajt të enjten.

Me anë të një postimi në Twitter, Basha shprehet se për Partinë Demokratike SHBA është një partner strategjik dhe bashkëpunimi i ngushtë ekonomik e politik mbetet prioritet i tyre.

Ai shkruan se i ka bërë me dije atyre për situatën që ndodhet Shqipëria sa i përket korrupsionit, ndërsa thekson se pjesë e diskutimeve ka qenë dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. 

Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni.

Image

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy