Familja kërkon shpalljen të zhdukur të Ervis Martinajt / Lala shpjegon pse duhet pritur gjashtë muaj sipas ligjit

Familja kërkon shpalljen të zhdukur të Ervis Martinajt / Lala shpjegon pse duhet pritur gjashtë muaj sipas ligjit

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, i njohur si “mbreti i lojërave të fatit” në Shqipëri, ka kërkuar zyrtarisht që djali i tij të shpallet person i zhdukur.
Kërkesa është depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, ndërsa Martinaj dyshohet se është parë për herë të fundit në gusht të vitit 2022.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi procedurën ligjore që duhet ndjekur përpara se një person të shpallet zyrtarisht i zhdukur.

Ligji parashikon që gjykata nuk mund ta shpallë një person të zhdukur menjëherë pas paraqitjes së kërkesës. Duhet të kalojë një periudhë prej gjashtë muajsh, gjatë së cilës kryhen të gjitha verifikimet nga institucionet përkatëse.

Gjatë kësaj periudhe, gjykata i drejtohet me shkresa institucioneve shtetërore dhe ligjzbatuese, për të kërkuar informacion mbi çdo të dhënë që mund të lidhet me personin në fjalë.
Në këtë rast, kërkesat dërgohen te Prokuroria e Lezhës, që po heton zhdukjen e Martinajt, Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku Martinaj ishte subjekt nën hetim si dhe institucione të tjera si SHISH dhe INTERPOL.

Nëse të gjitha përgjigjet rezultojnë negative dhe nuk ka asnjë provë apo dokument që vërteton se Ervis Martinaj është gjallë, atëherë gjykata, pas kalimit të afatit ligjor, mund të vendosë shpalljen e tij si person i zhdukur.

Pas kësaj shpalljeje, pas katër vitesh nga data e vendimit, familjarët ligjërohen për të ushtruar të drejtat pasurore dhe procedurat e tjera ligjore që rrjedhin nga statusi i personit të zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy