Për disa miliona dollarë më shumë/ “Google” bën pakt me censurën, do të kthehet në Kinë pas 8 vitesh mungesë (VIDEO)

Për disa miliona dollarë më shumë/ “Google” bën pakt me censurën, do të kthehet në Kinë pas 8 vitesh mungesë (VIDEO)

“Google” rikthehet në Kinë. 750 milionë përdorues nuk janë pak dhe kjo është një arsye e fortë për gjigantin e kërkimit në internet për të rilançuar shërbimin e tij në shtetin komunist.

Në vitin 2010, “Google” doli nga tregu kinez duke “përplasur derën”, për shkak të shtrëngesave të censurës së imponuar nga Pekini. Në atë kohë, “Google” akuzoi qeverinë kineze se po shtypte lirinë e të shprehurit, duke kërcënuar disidentët e duke mbështetur sulmet kibernetike.

Por 8 vjet më pas, “Google” është gati të rikthehet te kinezët me një version të filtruar të motorit të kërkimit, që do të bllokojë faqet dhe kërkimet për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe fenë.

Lajmi është publikuar nga faqja “The Intercept”, e cila ka mundur të sigurojë një dokument të brendshëm në të cilin përshkruhet projekti i ri. Emri i tij i koduar është “Dragonfly” dhe siç mësohet, “Google” po punon për të që prej vitit 2017. Një aplikacion i sistemit Android (që në Kinë përdoret nga 95% e përdoruesve) do të kufizojë disa fjalë kyçe, të cilat kanë të bëjnë me tema që qeverisë kineze nuk i pëlqejnë dhe janë pjesë e “listës së zezë”.

Mes materialeve të ndaluara janë p.sh. ato të BBC-së apo Wikipedia-s, por kufizimi përfshin edhe funksione të tjera kërkimi përtej materialeve të shkruara.

Lajmi për rikthimin e “Google”-it në Kinë është publikuar në faqet më të rëndësishme të mediave si “Financial Times” dhe “New York Times”. Mediat amerikane shkruajnë se projekti në fjalë i është paraqitur qeverisë kineze dhe kthimi i “Google” në Kinë nuk është i menjëhershëm. Në rast të dakordësisë mes dy palëve, “Google” do të ketë versionin e saj kinez brenda një periudhe pre 6-9 muaj. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy