
Tre aplikacionet, të cilat janë të gjitha në pronësi të Mark Zuckerberg, Facebook, WhatsApp dhe Instagram prej disa minutash nuk janë të aksesueshme.
Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale po raportojnë një sërë problematikash. Probleme raportohen në të gjithë botën, e po ashtu edhe për përdoruesit në Shqipëri.
Përdoruesit kanë hasur vështirësi në postime apo lundrim, duke e pasur të pamundur të futen në adresat e tyre personale.
Nuk dihet ende arsyeja për këtë problem, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.



