Facebook-u ndalon aktivitetin e grupeve ekstremiste të djathta në Britani

Facebook-u ndalon aktivitetin e grupeve ekstremiste të djathta në Britani

Facebook-u ka konfirmuar se ka ndaluar 12 vetë dhe organizata, që konsiderohen “të kenë përhapur urrejtje”. Ndalimi i tyre do të bëhet edhe nga Instagram-i, gjithashtu.

Grupe si "Britania e Para" dhe "Liga e Mbrojtjes Angleze" e shumë të tjerë nuk do të mund ta përdorin më Facebook-un apo Instagram-in.

Në një deklaratë të Facebook-ut thuhet:

“Persona dhe organizata që përhapin urrejtje, që sulmojnë apo bëjnë thirrje për përjashtimin e të tjerëve bazuar në çka ata janë, nuk kanë më vend në Facebook.  Sipas rregullit tonë për Persona të rrezikshëm dhe Organizata, ne i ndalojmë ata që bëjnë thirrje për veprime të dhunshme apo misione urrejtjeje, si dhe ata që ndërlidhen në veprime urrejtjeje dhe dhune.  Personat dhe organizatat që ndaluam sot e kanë thyer këtë rregull, kështu që ata nuk do të lejohen më të jenë të pranishëm në Facebook apo Instagram.

Postimet dhe përmbajtje të tjera që lëvdojnë apo mbështesin këto figura apo grupe do të ndalohen gjithashtu.”

Facebook-u thotë se përcaktimi i grupeve apo personave si të rrezikshëm kërkon një proces të gjatë pune dhe për këtë merren parasysh edhe sinjalizimet e shumta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy