Franca nuk tërhiqet nga kushti I saj për të ndryshuar metodologjinë e zgjerimit të Bashkimit Europian. Pas takimit me kryeministrin kroat, presidenti francez Emanuel Makron tha se metodologjia e propozuar nga Franca është parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate, si Shqipëria dhe Maqedonia e veriut.



