Kapet kontenieri me 30 kg kokainë në Pire, vinte nga Ekuadori

Kapet kontenieri me 30 kg kokainë në Pire, vinte nga Ekuadori

Një kontenier që vinte nga Ekuadori është ndaluar në Pire nga autoritetet e Doganës me ndihmën e Zyrës së DEA-s të Ambasadës Amerikane. Autoritetet vendase kanë deklaruar se, pasi vlerësuan informacionin, kryen inspektime 20-ditore në Portin e Pireut në më shumë se 150 kontejnerë.

Rezultati i inspektimeve ishte gjetja e kontejnerit, në muret e së cilës u gjetën të fshehura 30 pako me kokainë, me një peshë prej 30 kg, të cilat u konfiskuan.

Kontejneri, i cili supozohej të ishte i mbushur me “artikuj ushqimorë”, ishte ngarkuar në një anije, e cila ishte nisur më 15 nëntor nga Porti i Guayaquil në Ekuador dhe mbërriti në Portin e Pireut më 7 dhjetor.

Autoritetet po kryejnë një hetim paraprak dhe po bashkëpunohet me autoritetet përkatëse jashtë vendit, për të gjetur dhe arrestuar autorët.

Më tej, mediat greke shkruajnë se informacionet e para i çojnë te një grup i përbërë nga shqiptarë, serbë dhe malazezë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy