Eksploziv makinës në Fier, plagoset 38-vjeçari (VIDEO)

Eksploziv makinës në Fier, plagoset 38-vjeçari (VIDEO)

Një automjet shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Fier, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në vendin e quajtur Kryqëzimi i Grecallkisë, ku automjeti tip “Benz” me targa AA270IV shpërtheu ndërkohë që ishte i parkuar.

Mësohet se shpërthimi ndodhi në momentin kur pronari i makinës, 38-vjeçari Ervin Memo, hipi në të për ta ndezur. Për pasojë, Memo mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Makina nuk lëvizte prej kohësh nga vendi ku ishte parkuar, pasi ishte në shitje.

38-vjeçari i plagosur nuk e përdorte atë, por herë pas here e ndizte për të evituar defektet.

Shpërthimi dyshohet se ka ardhur si pasojë e eksplozivit të vendosur në mjet. Policia po heton në disa pista. Mes tyre edhe ai i konflikteve për çështje pronësie. Sipas të dhënave të para, familja Memo ka qenë palë në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në qytetin e Fierit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy