Festivali muzikor anulon performancën e DaBaby pas komenteve homofobike

Festivali muzikor anulon performancën e DaBaby pas komenteve homofobike

Festivali muzikor, Lollapalooza ka anuluar performancën e reperit DaBaby të dielën, pas komenteve të tij homofobike.

Në festivalin muzikor të Rolling Loud në Miami më 25 korrik, DaBaby bëri komente fyese për burrat homoseksualë dhe HIV-in. Ai gjithashtu foli vrazhdë për gratë.

DaBaby mbrojti komentet e tij më vonë në Instagram, duke thënë:

Kjo quhet thirrje për veprim. Kështu quhet, sepse unë jam një interpretues i muzikës live dhe jam më i miri.

Madonna dhe Dua Lipa ishin ndër emrat që dënuan komentet e reperit.

Dua Lipa, e cila bashkëpunoi me reperin në një remix të këngës së saj "Levitating", tha në një postim në Instagram se ishte "e befasuar dhe tmerruar nga komentet e DaBaby".

Ndërkohë performanca e DaBaby do të zëvendësohet nga reperët Young Thug dhe G Herbo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy