Instituti për Ekonominë dhe Paqen ka publikuar raportin vjetor për vendet më të paqësore në botë.
Vendet më paqësore janë disa prej vendve europiane. Në krye të listës renditet Islanda, e ndjekur nga Danimarka dhe Austria, ndërsa në listë përfshihet edhe Kanadaja, Zelanda e Re apo Japonia.
Shqipëria mban vendin e 54-t, ndërsa Kosova në vendin e 77 duke shënuar përmirësim krahasuar me vitin e shkuar.
Ndërsa SHBA-të renditen në vendin e 103-të.
Renditja bëhet duke u bazuar në tre faktorë: Niveli i mbrojtjes dhe i sigurisë në shoqëri, konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe militarizimi.



