Banorët e Himarës vijojnë të jenë të revoltuar për prishjet e ndërtesave. Bashkia po zbaton planin rregullues që parashikon ndërtimin e shëtitoreve dhe ambienteve të tjera. TemA TV ka realizuar një reportazh se ç'po ndodh atje, duke sjellë zërat e banorëve. Për ta janë të rëndësishme edhe marrëdhëniet me Greqinë.
Mbërritja në Himarë kuptohet lehtazi, si nga greqishtja që dëgjohet rëndom, ashtu edhe nga flamujt e shtetit fqinj që valëviten lirisht, por mbi të gjitha qyteti skajor i Shqipërisë vetëreklamohet me këto gërmadha të lëna ashtu nga prishjet e fundit, që u kryen në bazë të planit rregullues. Omonia është e fuqishme, por edhe shëtitorja e re shpërfaqet si një perlë e rrallë e jugut të Shqipërisë, ndaj ky fillimjanar i këtij fillimviti e gjente Himarën si gurin më të çmuar të shtetit me 28 mijë km katror. Të paktën 13 ndërtesa u prishën nga fadromat e INUK dhe menjëherë pasuan protesta. Në kafen, në të dalë të Himarës takojmë Aleks Balën, një prej zërave më të fuqishëm të protestave të pak javëve më parë, ku u shpërfaq edhe flamuri amerikan. Ai nuk është dakord me mënyrën se si u veprua me ta.
Pak më poshtë takojmë Nikollaq Bollanon, pronarin e këtij lokali buzë detit, i cili nuk pranoi për asnjë çast të fliste para kameras, duke shtuar se tek ai kishin ardhur televizione greke, italiane dhe franceze dhe çdo mesazh i tij ka rënë në vesh të shurdhër. Ai thotë se ka mbi 5 ha prona në Himarë, përfshi spitalin dhe disa godina shtetërore dhe se shëtitorja e re i ka gllabëruar dhjetëra metra tokë. Bollano është pesimist
Himara, me diellin e saj, ujin e kaltër, qetësinë, malet, frymën moderniste dhe atmosferën e festave, ngjan si një ishull i vetmuar, por puna këtu gëlon fuqishëm. TemA TV kontastoi një prezencë të kënaqshme të agjencive ligjzbatuese shqiptare, kryesisht nga Vlora, që mbanin nën kontroll këto impulse që vijnë qoftë prej greqishtfolësve ashtu edhe si pasojë e ndikimeve nga fqinjët Por si e shohin himariotët marrëdhënien e moçme me fqinjët grekë?
Fotini Thanasi, kjo grua e mirë që ka marrë me qira këtë pastiçeri e sheh situatën shumë pozitivisht
Gjergj Goro ose Jorgo Goro, nuk ndodhej në bashkinë e Himarës dhe për pasojë nuk morëm një prononcim zyrtar. Por çmendon për të dhe për kryeministrin Rama, banori i revoltuar i Himarës, Aleks Bala?
Himara dukej si lulja më e bukur e të gjithë kopshtit, ndaj njerëzve u mbetet veçse të përkujdesen për të.



