Deti Baltik gati të bëhet një 'liqen i NATO-s', përballë Rusisë

Deti Baltik gati të bëhet një 'liqen i NATO-s', përballë Rusisë

Është e qartë se Rusia nuk është e lumtur për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Por Putin tha se ky hap dramatik nuk përfaqëson "asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë" për Rusinë dhe komentet e tij të fundit përmbanin disa nuanca të rëndësishme.

Vetëm zgjerimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s, tha ai, do të provokonte një përgjigje.

Në një farë mënyre, fakti që dy fuqi ushtarake shumë të afta i janë bashkuar aleancës perëndimore ndryshon pak në terren.

Por një vështrim i shpejtë në hartë tregon se Gadishulli Kola i Rusisë, i mbushur me baza detare dhe kapanone raketash, shtrihet vetëm 100 milje (160 km) nga kufiri me Finlandën.

Dhe shtëpia e Flotës Balltike të Rusisë, Kaliningrad, e cila tashmë është e vendosur mes anëtarëve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, së shpejti do të ketë një fqinj tjetër të NATO-s, Suedinë, që do ta shikojë atë nga përtej detit.

Deti Baltik është gati të bëhet një liqen i NATO-s. Putini e kupton, ndoshta me vonesë, se nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar dy vendet skandinave të bashkohen me NATO-n.

Por ai po paralajmëron aleancën që të mos shkojë më tej, duke vendosur raketa ose duke krijuar baza të përhershme në secilin vend.

Lëvizje të tilla nuk kanë gjasa. Suedia dhe Finlanda janë tashmë partnerë të mirë përcaktuar të NATO-s, me forca të armatosura që janë tashmë shumë "ndërvepruese" me homologët e tyre të NATO-s.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy