Negociatat, Nano: Vonesa jo vetëm për shkak të klasës politike, fajtorë edhe shqiptarët

Negociatat, Nano: Vonesa jo vetëm për shkak të klasës politike, fajtorë edhe shqiptarët

Vonesën në progresin drejt anëtarësimit në BE, analisti Mustafa Nano e lidh edhe me imazhin që shqiptarët kanë përcjellë jashtë vendit, që nuk varet nga klasa politike. Në studion e lajmeve në MCN, Nano tha se hapja e negociatave duhet të shërbejë si moment emancipues.

Nëse ne jemi vonuar, jemi vonuar për arsye që dihen, që nuk kishin të bënin me zhvillimet lokale. Vonesa ka të bëjë me një imazh që Shqipëria përcjell jashtë, që nuk varet i tëri nga klasa politike. Ky imazh varet edhe nga sjellja kolektive që ne bëjmë brenda dhe jashtë.  Nëse ne vazhdojmë të kontestojmë zgjedhjet, nuk do na marrin seriozisht. Nëse vazhdojmë të eksportojmë kriminalitet, nuk do na marrin seriozisht. Ne si shoqëri duhet të mbajmë përgjegjësi që të gjithë. Shpresoj që ky moment ti shërbejë klasës politike që ajo duhet të na kursejë ca gjëra. Pas këtij momenti, ne kemi hyrë brenda në shtëpinë e BE dhe do të jemi të monitoruar. Unë shpresoj që kjo ditë të jetë edukative dhe emancipuese për të gjithë, por sidomos për politikanët.

Lidhur me mungesën e përfaqësuesve të opozitës në Bruksel, Nano tha se përçarja e demokratëve është bërë shkak, ndërsa prania e Berishës do të ishte e pamundur.

Një vizitë e Berishës atje do të ishte qesharake. Rama e ka shfrytëzuar këtë situatë për t’i dhënë që ty të konsideroj të vdekur. Nëse Berisha humbet zgjedhjet lokale, demokratët do të binden që nuk ka të ardhme. Deri në zgjedhjet lokale, ai do të mbetet i izoluar. Pjesa tjetër është e shkoqur, nuk e dimë kush janë dhe çfarë janë. Pritet vendimi i apelit. Në këto rrethana, opozita mbetet e papërfaqësuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy