Nga mbi dy mijë testime, vetëm një rast me koronavirus në Shqipëri

Nga mbi dy mijë testime, vetëm një rast me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit është nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi dhe ka rezultuar pozitiv vetëm një person.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, një qytetar nga Tirana.

Vetëm tre pacientë janë duke marrё aktualisht trajtim spitalor.

Në 24 orët e fundit janë shëruar katër qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 18 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 456 qytetarë. Janë kryer 812 mijë e 299 testime totale dhe 3 mijë e 513 testime ditore.

Aktualisht janë 52 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy