Zgjedhjet në Kosovë, Agim Krasniqi: Gara do të jetë e ngushtë

Zgjedhjet në Kosovë, Agim Krasniqi: Gara do të jetë e ngushtë

Një ditë përpara zgjedhjeve lokale në Kosovë, analisti Agim Krasniqi e shikon garën mes partive politike në vend si të vështirë. Në një lidhje skype për edicionin e lajmeve të MCN TV, Krasniqi tha se në dallim nga zgjedhjet e kaluara në këtë fushatë subjektet politike kanë paraqitur përpara elektoratit projekte konkrete me të cilat konkurrojnë.

Por pavarësisht se sipas tij ka një frymë ndaj Vetëvendosjes, gara do të jetë e ngushtë dhe mes subjekteve politike do të ketë garë.

Intervista:

Çfarë kanë treguar sondazhet e fundit për këto zgjedhje lokale?

Krasniqi: Për dallim nga zgjedhjet e kaluara është vërtejtur se subjektet politike kanë paraqitur projekte dhe kjo ka avancuar qasjen me opinionin publik. Kjo ka dhënë një bindje dhe imazh të mirë. Se sa do zbatohen varet nga procesi.

Cilat janë pritshmëritë për drejtuesit e rinj të komunave dhe këshillave komunalë?

Krasniqi: Tre subjektet kryesore kanë bërë një garë, LDK, PDK dhe Vetëvendosje kanë bërë fushatë sipas sondazheve që nuk janë reale sepse investohen. Por nëse analizojmë rrjedhën e ngjarjeve në pikëpamje të parë ka një frymë ndaj Vetëvendosjes, por gara do të jetë e ngushtë dhe subjektet politike do të garojnë.

Z. Krasiniqi vota e diasporës është shumë e rëndësishme, madje edhe përcaktuese në rezultat. Si është mundësuar ajo dhe a ka pasur ardhje masive të shqiptërve të Kosovës që jetojnë në shtete të ndryshme.

Krasniqi: Nuk ka pasur diçka masive krahasuar me vitet e kaluara. Ata kanë mundësi të votojnë në mënyrë elektronike, por nuk ka fluks si në zgjedhjet e kaluara.

Z. Krasiniqi si kanë ndikuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës?

Krasniqi: Sipas një pasqyre të subjekteve politike është bërë për çështje fushate, por kjo nuk ka të bëjë me këtë kontekst. Kësaj radhe shqiptarët e Mitrovicës së Veriut do kenë mundësi të votojnë. Nëse shkon gjithçka në rregull do të kemi një përfaqësues atje i cili do të pengojë proceset në pjesën e veriut.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy