Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Bubq të Fushë-Krujës, ku një 45-vjeçare u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj. Artan Ismalaj, me origjinë nga Kruja por me vendbanim në Tiranë vrau bashkëshorten e tij Klarita Ismalaj, e më pas tentoi të vrasë veten. Ngjarja ndodhi brenda makinës së tyre, në afërsi të një magazine.
Pak ditë pas ngjarjes, ka reaguar edhe nëna e viktimës në një postim në rjetin social Facebook. Mes vuajtjesh, ajo shkruan se do të marrë hak për vajzën e saj.
“Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo sekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu. Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri. Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, shkruhet në postimin e saj.



