Sejko: Kriza politike mund të godasë aktivitetin ekonomik (VIDEO)

Sejko: Kriza politike mund të godasë aktivitetin ekonomik (VIDEO)

Mungesa e stabilitetit politik mund të godasë bizneset dhe të frenojë rritjen ekonomike. Banka e Shqipërisë parashikon që gjatë këtij viti, vendi do të njohë një rritje ekonomike të moderuar dhe shkaku kryesor për këtë është kriza politike e muajve të fundit. Guvernatori Gent Sejko, gjatë konferencës së radhës, deklaroi se përgjatë tre muajve të parë të vitit është regjistruar një rritje me 2.21 %, niveli më i ulët që prej vitit 2015.  

Rreziqet e kahut të poshtëm mbeten predominuese dhe janë forcuar më tej. Ato lidhen me ambientin e jashtëm, me ecurinë e kursit të këmbimit dhe ndikimin e tij në inflacion, me aftësinë që oferta për kredi do të ketë për t’iu përgjigjur përmirësimit të pritur të kërkesës, dhe së fundmi me situatën politike në vend. Zgjatja e mosmarrëveshjeve politike në vend do të reflektohet në klimën e biznesit dhe mund të godasë aktivitetin ekonomik”, është shprehur Sejko. 

Ndërsa në lidhje me zhvlerësimin e euros gjatë muajve të fundit, Sejko është shprehur se Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në treg. Aktualisht, monedha europiane ka arritur në kuotën e 122 lekëve, një rënie e cila është shoqëruar me efekte që janë reflektuar kryesisht te eksportuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy