Pampuri: Problemet e opozitës i shërbejnë Ramës, Berisha s’bëri asgjë për të shpëtuar PD-në (VIDEO)

Pampuri: Problemet e opozitës i shërbejnë Ramës, Berisha s’bëri asgjë për të shpëtuar PD-në (VIDEO)

Deputetja Orjola Pampuri e ftuar në studion e lajmeve MCN tv duke komentuar situatën në Partinë Demokratike u shpreh se kjo situatë është në favor të Ramës me një opozitë të përçarë.

Ajo tha se nuk ka dashur kurrë që Berisha të ishte në këtë situatë, por theksoi se ai nuk bëri asgjë për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe për të mos e lejuar të gjendej këtu ku është sot.

Sipas saj, non grata pengon çdo individ sidomos liderin e një partie të ketë kontakte me ndërkombëtarët dhe kjo nuk lejon vendin që të hedhë hapa përpara.

Kjo situatë e opozitës i shërben vetëm Ramës, është në pozitat e tij më komode. Ka dhe ai sikletet e veta se ka pjesën më të madhe të bashkëpunëtorëve në hetim, por për momentin ndjehet komod sepse ka një opozitë që në vend që të bënte maksimumin e betejës në foltoren e kuvendit e ka fokusuar betejën te djegia e karrigeve dhe flakadanëve.

Të bësh një betejë dhe ta dish si është fundi kjo është shumë e çuditshme dhe kur ne e dimë se si ishte fundi i betejës së tyre dhe u kthyen sikur s’kishte ndodhur asgjë kjo nuk është opozitë. Unifikimi i opzoitës do ishte idealja për të dalë të bashkuar përballë Ramës në zgjedhje, por unifikimi nuk ndodh duke bashkëpunuar me Ramën siç ata bënë me amnistinë penale.

Shqipëria nuk mund të bëjë dot hapa përpara pa mbështetjen e ndërkombëtarëve. Nqs lideri i partisë takon përfaqësues ndërkombëtarë dhe ka mbështetjen e tyre këto e çojnë drejt një fitore.

Grupimi Basha funksionon në bazë të strukturave dhe pa diskutim që ashtu kanë qëndruar para se ndodhte gjyqi i vulës. Strukturat janë, Basha ka një program dhe të gjithë ne e kemi një program dhe kemi dalë në terren.

Sa i përket Berishës nuk kam dashur të ishte në realitet ku është sot, por ai nuk bëri asnjë hap për të shpëtuar për partinë demokratike, nuk bëri asnjë hap që PD stë mos ishte në pozitat që është sot.

Prandaj e kam thënë gjithmonë problemin e non gratës sepse pengon çdo individ sidomos liderin e një partie të ketë kontakte me ndërkombëtarët dhe ata janë kanë kërkuar Berishës largimin që në zgjedhjet e 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy