Astrologia Denisa Shyle thotë se kjo javë në përgjithësi do të jetë pozitive, për shkak se do të ketë disa ndikime. Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo u shpreh se hanë të gjithë duke pushuar, pasi në mars do të ketë dy retrograda të fuqishme, ndaj këtë javë do të kemi ndikime më të uulët dhe do mund të shplodhemi. Do të jemi pak më impulsiv sa i takon çështjeve të zemrës.
Dashi
Kemi shumë ndikime te shenja e peshqve, kemi kalimin e diellit, por edhe Mërkuri ndodhet tek kjo shenjë dhe kjo do të thotë se bota e tyre e brendshme është shumë e ngarkuar. Mund të kemi vështirësi për të komunikuar dhe thënë të vërtetën apo për të shprehur ndjenjat tona. Është një provë e mirë për të kuptuar veten tonë, ku qëndron problemi dhe se si mund t’i zgjidhin. Do të mund të dalin në pah disa probleme që i kemi në shenjën tonë, sidomos sa i takon çështjeve materiale dhe sa i takon disa planeve që doni t’i realizoni. Këtë javë kemi mundësinë të kuptojmë ku qëndron problemi dhe si t’i zgjidhim. Nga e mërkura do keni mundësi të komunikoni më mirë sa i takon çështjeve sentimentale.
Demi
Gjatë kësaj jave të lindurit e kësaj shenje do të kenë intuitë shumë të lartë. Çështjet për të cilat mund të zihen kanë të bëjnë me zemrën. Duke filluar nga dita e nesërme do të marrin një ndihmë shumë të madhe nga shoqëria. Por e marta do të jetë disi sfiduese, pasi mund të ketë incidente të vogla nga pakujdesia. Këshillohet që të fokusohen më shumë te problemet që kanë zgjidhje. Sa i takon karrierës do të ketë një zhvillim shumë të madh sa i takon investimeve që kanë bërë. Kjo është një javë shumë produktive.
Binjakët
Kjo do të jetë një ndër shenjat më të ndikuara të këtij muaji, por sidomos gjatë kësaj jave. Do të kemi ndikime disi sfiduese, duke qenë se Mërkuri te shenja e Peshqve nuk ndihet mirë, do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm tek ta. Do të jetë javë me rëndësi tek çështja e karrierës, por këshillohet që të fokusohen më shumë tek detajet. Këtë javë do të marrin një ndihmë shumë të madhe në realizimin e ëndrrave të tyre.
Gaforrja
Duke qenë se Marsi vazhdon në retrogradë tek kjo shenjë, do të jetë në kënd pozitiv me Saturnin dhe kjo do të bëjë që ne si individë të jemi më të përgjegjshëm. Do të ketë zhvillim shumë të madh sa i takon edukimit, pasi do të arrijnë të zgjedhin rrugën e duhur. Mund të njihen me persona shumë të rëndësishëm që do t’i ndihmojnë në zhvillimin e karrierës së tyre. Zhvillim të madh do të ketë sa i takon çështjeve të vizave dhe drejtësisë.
Luani
Luani vazhdon që të jetë i ndikuar nga Hëna e plotë që ndodhi javën e kaluar. Do të jenë të ndikuar gjatë kësaj jave në çështjen e partneriteteve dhe mund të kenë bashkëpunime të shumta. Këtë javë do mund të shohin rezultatet për të ardhurat e tyre materiale dhe një ofertë surprizë. Gjatë kësaj jave do të jenë më të përgjegjshëm. Mërkuri do i ndihmojë që të jenë më të butë në komunikimin e tyre, sidomos sa i takon marrëdhënieve bashkëshortore.
Virgjëresha
Kalimi i Mërkurit tek shenja e tyre, do të ketë ndikim sa pozitiv edhe të lodhshëm, pasi Mërkuri nuk ka fokusin e duhur, sidomos te detajet. Kjo mund të bëjë që të kenë një mendje të ngatërruar. Lidhur me ëndrrat e tyre mund të marrin një ndihmë shumë të madhe nga shoqëria. Sa i takon çështjeve të zemrës mund të ketë zhvillime të reja.
Peshorja
Jemi futur në një fazë shumë të rëndësishme, kemi një energji disi të disbalancuar se zakonisht. Kjo mund të bëjë që të kenë disa kriza në identitetin e tyre dhe me kalimin e Diellit te shenja e Peshqve, kjo javë mund të jetë më e ngarkuar. Sa i përket lidhjeve romantike, do i këshilloja që të jenë më të hapur në komunikimin e tyre. Sa i takon anës materiale do të ketë përfitime të shumta por do të jenë surprizë.
Akrepi
Vendosja e shumë planetëve te shenja e Peshqve për akrepët do të ketë ndikim shumë të madh pozitiv. Gjatë kësaj jave do të ketë një kënd pozitiv me Saturnin dhe sa i takon çështjeve të zemrës do të arrijmë që të gjejmë zgjidhje praktike. Mund të kemi një shprehje pozitive dhe efektive të ndjenjave dhe mund të kenë raporte më të shëndetshme. Gjatë kësaj jave do të ketë rritje të rolit të tyre social. Në familje, sidomos ditën e martë dhe të mërkurë mund të ketë sfida, sidomos sa i takon komunikimit.
Shigjetari
Të lindurit e kësaj shenje kanë drejtues të përbashkët me atë të Jupiterit dhe mund të kenë vështirësi për të perceptuar se si qëndron situata brenda përbrenda familjes. Do i këshilloja që të jenë më të butë në mënyrën se si komunikojnë, pasi mund të ketë tension shumë të lartë. Ndërsa nëse tregojnë kujdes, do të ketë zhvillim shumë të mirë të këtyre marrëdhënieje. Do të ketë një rregullim të dukshëm brenda përbrenda familje. Zhvillime pozitive do të ketë sa i takon çështjeve të zemrës dhe do të kenë një komunikim të mirë në marrëdhënien në çift.
Bricjapi
Ka një zhvillim shumë të madh sa i takon komunikimit, do të jetë shumë pozitiv dhe do i ndihmojë që të rregullojë marrëdhëniet problematike për vëllezërit dhe motrat. Nga ana materiale do të ketë fokus për përfitimet që kanë. Do të ketë bashkëpunime të shumta gjatë kësaj jave. Çështjet e zemrës do të jenë shumë pozitive, sidomos sa i takon partneriteteve afatgjata. Janë në një fazë që do të kenë harmoni shumë të madhe.
Ujori
Do ti këshilloja të jenë pak më të vëmendshëm, pasi mund të kenë kriza identiteti dhe mund të mos dinë se ku qëndrojnë. Mund të mos e perceptojnë mirë çfarë gjëje ju përcillet. Mund të jenë më të ndjeshëm se zakonisht dhe kjo mund të bëjë që të prishë disa marrëdhënie, sidomos nëse kanë të bëjnë me çështjet e zemrës. Për të ardhurat materiale është një javë shumë produktive, sidomos e mërkura dhe e enjtja.
Peshqit
Fillimi i stinës së peshqve ka një ndikim shumë të mirë për ta dhe do të kenë fat që do të shtyhen në realizimin e qëllimeve që kanë. Do të ketë zhvillim shumë pozitiv për karrierën, mirëqenien, por sidomos për ata që duan të bëhen me shtëpi do të jetë një javë shumë vendimtare. Dita e martë dhe e mërkurë, do të jetë shumë pozitive për çështjet që kanë të bëjnë me dokumentacionin. Ndërsa për anën materiale, vonesat që kanë pasur gjatë kësaj jave do të zgjidhen dalëngadalë. Në familje do të ketë rregullim të komunikimit dhe kjo do i ndihmojë që të jenë më të vetëdijshëm.



