“AKSHI”, Karanxha: Është ndarë në fraksione të mos dëmtohet çështja kryesore. Duhen hetuar ata që kanë dhënë certifikatat e sigurisë

“AKSHI”, Karanxha: Është ndarë në fraksione të mos dëmtohet çështja kryesore. Duhen hetuar ata që kanë dhënë certifikatat e sigurisë

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live dosja e AKSHI-t është ndarë në disa fraksione për të mos ndikuar çështjen kryesore. Duke vijuar Karanxha tha se problemi kryesor është inkriminimi i administratës publike.

 

Çështja e AKSHI-t po hetohet për shkelje të barazisë të tendera. Gjatë marrjes së provave ka rezultuar që dalin të dhëna për çështje të tjera. Për të mos dëmtuar çështjen kryesore ndahen në fraksione dhe hetohet në mënyrë të pavarur. 

 

Janë shumë fraksione të ndara.

 

Ka fraksione për ndikime të paligjshme, ka për prokurorë që kanë shkuar aty, që kanë “raportuar”. Një informacion administrohet nga oficeri i policisë gjyqësore, e ke marrë për shkak të detyrës, kur e shpërdorën informacionin është vepër penale. Problemi është për shkak të detyrës.

 

Problemi nuk është Gys Agasi, por administrata shtetërore, në çfarë niveli ka arritur. Grup i strukturuar kriminal tek AKSHI.

 

Sipas Karanxhës ka rënë SHIK-u dhe vettingu. 

 

Në kufi vijnë dhe persona të huaj. Ke sulmuar dhe sigurinë e evropianëve dhe vendeve aleate. 

 

Me të drejtë prokurorët, tenderat po i hetojnë në mënyrë të pavarur se dëmtohet hetimi kryesor. Duhen shumë hetime.

Episodet janë ato që janë diskutuar, të dhënat që janë marrë nga kompjuteri, mos janë me AI. Më shqetëson administrata publike, që kanë administruar materiale sekrete. 

Ka rënë dhe SHIK-u dhe vettingu. DSIK që i ka certifikuar, duhet hetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy