Lafe: Shteti nuk duhet ta lejojë këtë ndotje gjuhësore!

Lafe: Shteti nuk duhet ta lejojë këtë ndotje gjuhësore!

Profesori Emil Lafe tha në emisionin “Arnautistan” se gjuha shqipe nuk është e varfër, prandaj nuk duhen përdorur vend e pa vend fjalët e huaja.

Ai vuri në dukje se politikanë apo gazetarë përdorin fjalë të huaja të panevojshme.

Sipas Emil Lafes shteti nuk duhet të lejojë ndotje gjuhësore, që sipas tij ekziston si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Sot mund të dëgjosh njerëz të qeverisë të thonë që ‘çështjet e ngritura nga ju duhet të adresohen!’ Çfarë do të thotë adresohen?! Sipas anglishtes do të thotë do të merren parasysh, shqyrtohet, por kjo është anglisht jo shqip! Ose gazetarët sportivë, ‘akordi, akordi’ . Ç’është akordi? Akordi është marrëveshje. Në gjuhën shqipe akordi është term muzike. Ç'është kjo merkato?! Në gjuhët e tjera thuhet 'transfertat, transferimet'. Nuk duhet të kuptojmë sikur gjuha shqipe është e varfër dhe të përdorim pa vend fjalët e huaja. Ndikimi i gjuhës italiane te ne ka qenë dhe mbetet, sepse jemi fqinj, dhe kemi pasur dhe kemi një marrëdhënie kulturore të ngushtë. Tani ka hyrë anglishtja në mes”.

Duhet pastruar mjedisi ynë publik nga ndotja gjuhësore. Populli është i pakënaqur. Mua më ndalojnë njerëz në rrugë, më thonë: 'ç’bëni ju gjuhëtarët? E dëgjove atë që tha kështu, ashtu'. Nuk ka gjuhë pa fjalë të huaja, por ka shumë fjalë të huaja të panevojshme. Gjuhësia është pushteti legjislativ, vendos rregullat. Pushteti ekzekutiv është shkolla dhe shteti. Shteti nuk duhet të lejojë ndotje gjuhësore. Duhet të ketë një kuadër ligjor. Kuadër ligjor nuk ka”.

I pyetur mbi pretendimet se gegërishtes i është bërë padrejtësi në Kongresin e Drejtshkrimit, Lafe tha:

Thuhet që i është bërë padrejtësi gegërishtes. Nuk ka drejtësi dhe padrejtësi në problemin e gjuhës. Çfarë do të thotë t’i bësh drejtësi apo padrejtësi?! Gjuha standarde nuk është gjithëpërfshirëse. Gjuha standarde do të thotë ‘ose ose’, jo ‘edhe edhe’. Koncepti që kanë disa se është bërë padrejtësi është koncept i gabuar. Në pasurinë e fjalorit dhe të shprehjes së gegërishtes, ka shumë elemente që fjalorët e gjuhës shqipe duhet t’i përfshijnë, edhe disa që kanë mbetur jashtë jo qëllimisht. Gjuha standarde tashmë është një realitet i pakthyeshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy