Tensionet në veri, Berisha: Kurti ka sinjalizuar që do ia lërë në dorë ndërkombëtarëve, do i vendosin në binarë palët (VIDEO)

Tensionet në veri, Berisha: Kurti ka sinjalizuar që do ia lërë në dorë ndërkombëtarëve, do i vendosin në binarë palët (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm në Kosovë, Anton Berisha deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve se  Kurti dhe Osmani e fusin Kosovën në kriza të njëpasnjëshme dhe të panevojshme në vend që ta menaxhojnë situatën e minuar dhe të bëjnë progres me planin franko gjerman.

Duke vijuar logjikën e tij, Berisha tha se kërkesa e Vuçiçit për komandantin e KFOR-it për vendosjen e 1 mijë trupave serbë në veri të Kosovës, është e pamundur pasi me këtë çështje merret këshilli i NATO-s.

Sipas Berishës, Serbia dëshiron të kthehet në situatën e vitit 1999 dhe për fat të keq aleati i tyre në Kosovë është kryeministri Kurti.

Natyrisht i kam parë me shqetësim si çdo qytetar se është fjala për një pjesë të qytetarëve dhe territorit të  Kosovës. Kjo situatë nuk është në interesin e Kosovës, mbetem i habitur në vazhdimin e gabimeve të Kurtit dhe Osmanit që në vend që situatën e minuar ta menaxhojnë dhe ta avancojnë në kontekst të iniciativës së planit franko-gjerman në arritjen e një marrëveshje, janë futur në kriza të njëpasnjëshme dhe të pa nevojshme për Kosovën.

Kjo kërkesë është lojë politike e Serbisë qoftë për konsum të brendshëm qoftë për arsyen që Vuçiç të vazhdojë betejën që gjoja Kosova është pjesë e Serbisë. Këtu është një manipulim klasik i Vuçiçit, pasi komandanti i KFOR nuk merr vendime nëse mund të vijnë pjesëtarë të forcave të serbe, por shkon dhe merret vendimi nga këshilli i NATO-s. Ai e di që kjo është gjë e pamundur. Të mos ishte situata dramatike, kjo është një kërkesë komike, por në qëllimin e  saj është kërkesë agresioni. Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe pavarësisht se nuk është anëtare e OKB nuk ka asnjë dokument që është kundër. Gjykata ndërkombëtare njeh pavarësinë e Kosovës. Serbia dëshiron të kthehet në 1999 dhe për fat të keq ka zgjedh një aleat në Kosovë që është Kurti, që është në kërkim të kthimit të 1999 për t'u bërë hero.

Kurti po luan rolin e heroit për të tensionuar situatën në raport me Serbinë në vend që të sillet si kryeministër i Kosovës. Ai duhet të zhvillojë dialogun së paku me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë normale. Ne i dimë synimet e Serbisë janë shekullore.

Më tej, Berisha tha se vizita e Ecobar në Kosovë po rregullon sjelljen e Kurtit dhe Osmanit si dhe shtoi se do të jenë ndërkombëtarët që do t’i vendosin në binarë të dyja palët.

Ne duhet që çdo veprim të koordinojmë me SHBA dhe BE dhe në procesin e dialogut që është i mandatuar nga Kombet e Bashkuara dhe jo të marrim vendime të njëanshme. Pasi edhe nëse merren nuk arrijnë të zbatohet, si vendimi me targat apo me zgjedhjet lokale. Vizita e Escobar ka rëndësi të jashtëzakonshme pasi po rregullon sjelljen e udhëheqëseve kosovarë, të Kurtit dhe Osmanit. Janë dhënë shenja nga Kurti për tërheqje dhe për hapësirë të diplomatëve. Lajcak me 14 do të jetë në Kosovë. Dhe Borell bëri të ditur që ka biseduar me Kurtin dhe Vuçiç-in dhe tha që ka marrë premtime për deeskalim të situatës. Ndërkombëtarët do t’i vënë në binarë të dyja palët.

Veriu është zonë e minuar prej 1999 dhe duhet pak për t’ia nxjerr flakën, dhe Kurti është përkujdesur për këtë me vendimin për targat dhe me tensionimin e situatës.

Serbia është e gatshme për tensione dhe është në interesin e saj pasi vazhdon betejën e saj që gjoja Kosova dhe veriu i Kosovës është pjesë e saj. Kanë 30 vjet që kanë shkaktuar lufta dhe tensione, por Kosova të mos bëjë garë me politikën e marrëzisë.

Borrell së fundmi e bëri publik qëndrimin se tashmë i ashtuquajturi plani franko gjerman do të quhet propozim i 27 evropianëve. Ka hyrë në një fazë serioze që Kosova të tregojë vullnet që kjo është cështja kryesore. Po arritën në marrëveshjen e normalizimit problemet e tjera zhduken. S’duhet të biem në qëllimin e Serbisë që është destabilizimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy