Llabani: Jam e bindur se sot gazetarët përdoren, ka prej tyre që thirren dy herë në javë në SPAK

Llabani: Jam e bindur se sot gazetarët përdoren, ka prej tyre që thirren dy herë në javë në SPAK

Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, se ka shumë gazetarë të cilët përdoren dhe asgjë nuk i hyn në këmbë.

“Përdorimi, kjo është arsyeja, se nuk ka mundësi tjetër. Përpiqem të jem shumë e përmbledhur në raportim. Nëse kam fakte me emra, në fillim i çoj para organit të hetimit, se sa ti them. Misioni im nuk është të bëj bumin. Kriminalitetin e kemi në Kuvend, institucion politik, në vendimmarrje, universitet, pallat, lagje, e kemi dhe koleg mbase. E kam bindje, sepse jam rritur në këtë lloj terreni sepse duke qenë e pavarur, jam e bindur se sot gazetarët përdoren. Në karrierën time shumë pak herë më ka ndodhur që të kem dokumente zyrtare në dorë. Fakti që shikoj gazetarë që dalin me dosje në studio, mendoj që është përdorje. Askush nuk të jep një dokument zyrtar. Një dosje e mbyllur mund të rihapet, por kurrsesi një dosje që zien nga brenda. Po kurrsesi emra dhe fije që lidhen me politikën”.

Gazetarja shtoi se dosja nxirret nga njerëz që janë pjesë të saj, teksa shtoi se në shumë raste e ka vërtetuar, se kanë qenë oficerët e policisë kriminale ata që e kanë nxjerrë, ose rivalët e grupit në hetim.

Sipas saj, përdorimi politik i gazetarëve është i pari, duke thënë se janë grupe politikanësh që i përdorin.

“Ti ke gazetarë këtu, që dy herë në javë tirren në SPAK për të dëshmuar. Ai njeri nuk thirret për raportimin, por për përdorimin. Unë nuk jam thirrur asnjëherë, kur kam mësuar në lidhje me një situatë të caktuar, kam shkuar te prokurorët për ti vënë në dijeni, për të hulumtuar mbi një rast konkret. Oficerët janë të parët që kanë dosjen në dorë. Gjithë informacioni apo provat i kalojnë organit të hetimit nga policia”.

E pyetur nëse beson tek policia, Llabani tha se njeh policë shumë të aftë profesionalisht.

Ajo shtoi se do ishte e padrejtë po të thoshte se nuk beson, pasi ka njerëz të aftë.

“Por policia nuk funksionon me disa individë, por si një trup i tërë. Do vlerësoja më shumë parandalim ngjarjesh se sa shifra që krahasohen nga viti në vit.  Në raport me 10 apo 15 vite më parë, policia nuk ka lidhje me atë që ishte më parë, është më dobët”.

Sa i takon reformës në drejtësi, deklaroi se iu ka dhënë gjyqtarëve më shumë dorë për të vendosur, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për prokurorët dhe avokatët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy