
“Pranvera evropiane” është programi me të cilin ish-ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, do të kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. “Populizmi nuk është gjë tjetër veçse një krizë e menaxhuar në mënyrë qesharake, katastrofike”, thotë ai.
Sipas tij, kjo krizë ka qenë në mënyrë të veçantë “në sistemin monetar brenda Bashkimit Europian dhe ka çuar në një valë të re fashizmi”.
Ish-ministri grek i Financave thotë se në vitin 2015, Bashkimi Europian ka bërë një zgjedhje autoritare që solli si rezultat ngritjen e dallgës antieuropiane.
Varufakis i bëri këto komente në Mantova, ku mori pjesë në Festivalin e Letërsisë me librin me kujtime “Beteja ime me establishmentin e Europës”, në 880 faqet e të cilit tregon përplasjen me forcat ekonomike dhe politike më të fuqishme të planetit.



