Aksidenti që shoi një familje, ndërron jetë edhe vajza 10-vjeçare

Aksidenti që shoi një familje, ndërron jetë edhe vajza 10-vjeçare

Tragjedia e familjes Preka, e cila u përfshi në një aksident  vdekje prurës dy ditë më parë, është thelluar akoma më tej. Një ditë pasi u përcollën për në banesën e fundit babai dhe dy fëmijët, ka ndërruar jetë edhe vajza 10-vjeçare. Noemi Preka ndodhej në gjendje të rëndë që prej pasdites së të dielës, ku makina me të cilën udhëtonte së bashku me babain, nënën, motrën dhe vëllain e vogël u përplas me një mjet tjetër në aksin Shkodër Velipojë.  

Tashmë e vetmja e mbijetuar nga familja Preka është nëna e fëmijëve, 37-vjeçarja Etleva Preka.

Ajo ndodhet në gjendje të rënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së dielës, rreth orës 18:00.

Familja Preka po udhëtonte në mjetin tip "Alfa Romeo" me targë AA 474 NJ, kur janë përplasur me fuoristradën me targa AA292L. Të plagosur mbetën edhe drejtuesi i mjetit tjetër dhe pasagjeri i tij, Sokol Muja dhe Ndreke Gjergji. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy