Princi Harry është zemërthyer për përçarjen e tij me familjen mbretërore, pretendon një mik i tij i ngushtë. Tom Bradby tha se viti i kaluar ishte 'i dhimbshëm'.
Por spikeri i lajmeve në ITV këmbënguli se Harry dhe Meghan ishin 'mjaft të lumtur' me jetën e tyre të re duke ndjekur karrierën fitimprurëse në Shtetet e Bashkuara. Bradby e njeh Harry që kur ishte adoleshent dhe filmoi një dokumentar të diskutueshëm me të dhe Meghan në turneun e tyre në Afrikë 2019.

Ai i bëri komentet në lidhje me largimin e çiftit nga jeta mbretërore në një intervistë me Alan Titchmarsh, për një emision në ITV.
I pyetur nëse ai mendon se Harry dhe Meghan duken më të lumtur në Kaliforni, Bradby tha se raportimet që princit po i mungonte jeta e tij e mëparshme, ishin të pavërteta.

Por ai konfirmoi se ‘Megxit’ kishte qenë një përvojë e vështirë dhe thellësisht emocionuese për të gjithë.
“Mendoj se po ndihen më mirë, po. Dua të them se kanë ndodhur shumë gjatë vitin e fundit, për të cilën nuk mund të flas dhe nuk dua të flas dhe shumë gjëra të tmerrshme që janë thënë nuk janë të vërteta. Pra, a janë të palumutr? Jo, mendoj se janë të lumtur, janë shumë të ngazëllyer nga gjërat që po bëjnë. Mendoj se ai është zemërthyer nga situata me familjen e tij, nuk keni nevojë të dini shumë për ta kuptuar këtë, por mendoj se është e vërtetë. Situata me familjen qartë nuk është ideale dhe ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë. Në një farë pike, u ndjeva paksa i hyrë si ‘në mes’ të tyre me atë dokumentar [2019], i cili është një vend thellësisht i pakëndshëm për të qenë. Dhe kjo është, në një farë mënyre, pse gjithmonë hezitoj të them diçka më shumë sepse nuk dua të përkeqësoj asgjë ose të futem në mes të diçkaje. Por a janë ata të palumtur atje? Jo, nuk mendoj se është e vërtetë, mendoj se janë mjaft të lumtur, por mendoj se po luftojnë me pozicionin e tyre në jetë, mendoj se të gjithë e bëjnë. Mendoj se edhe Ëilliam e bën, nuk mendoj se e ka të lehtë”, tha ai.

Bradby u njoh me Harry-n kur ai bashkëpunoi me të në një dokumentar për Lesotho, një vend në Afrikën e Jugut. Ai më pasi mori pjesë në dasmën e tij në 2018-n me Meghan.



