Studioni për gazetari, ambasada amerikane ka nja lajm të mirë për ju

Studioni për gazetari, ambasada amerikane ka nja lajm të mirë për ju

Ambasada e Sheteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një lajmërim të rëndëisshëm për të gjithë studentët që studiojnë në degën e gazetarisë.

Ambasada ka ftuar studentët e kësaj dege që të marrin pjesë në projektin e laboratorit të gazetarisë investigative, një mundësi për të gjithë të rinjtë që duan ta luftojnë korrupsionin përmes zbulimit të fakteve.

 “Je student gazetarie që dëshiron të luftojë korrupsionin? Ne të ftojmë të aplikosh për të qenë pjesë e laboratorit të gazetarisë investigative! Studentët e përzgjedhur që do të shfaqin pasion dhe kurajo për gazetari të pavarur dhe investiguese, do të ftohen për të marrë pjesë në një program trajnimi, si dhe do të shkruajnë raportime investiguese mbi çështje të rëndësishme në Shqipëri.

Pajisje teknologjike nga më të fundit dhe trajnim mbi gazetarinë do të ofrohen nga ekspertë shqiptarë dhe profesorë të shquar gazetarie nga Shtetet e Bashkuara. Shihni faqen që kanë krijuar studentët e laboratorit të këtij viti: www.pse2017.com

Për të aplikuar, klikoni këtu: https://goo.gl/mbBzyV”- njofton ambasada e SHBA-ve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy