COVID-19/ Basha kërkon masa urgjente: Të mbyllen sipërmarrjet me numër të madh punonjësish

COVID-19/ Basha kërkon masa urgjente: Të mbyllen sipërmarrjet me numër të madh punonjësish

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19, ka kërkuar marrjen e masave nga qeveria me një plan të detajuar, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Basha ka kërkuar masa të menjëhershme në drejtim të call centerave, fasonerive dhe sipërmarrjeve me një numër të madh punonjësish në ambiente të mbyllura.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit.  Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara.

Duhen marrë masa të menjëhershme:

Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin.

Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve.

Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy