
Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me “Open Balkan” për të cilin u shpreh se Kosova dhe Shqipëria janë të dyja parazite në këtë rast për shkak të mosbashkëpunimit të njeri-tjetrit.
Ai tha se të dyja këto vende janë të mbytura nga ekonomia serbe, por Kurti dhe Rama merren me gjëra të vogla duke i sjellë vetëm dëme vendeve të tyre.
Po ti besosh udhëheqjes shqiptare jo nuk interferojnë, ndërsa po ti referohemi asaj të Kosovës interferojnë, pra e kundërta e njëra-tjetrës. Të dyja palët në pamje të parë kanë të drejtë sepse nga larg për shkak të përkrahjes amerikane duket sikur ka një tip interference që shtrihet pastaj përtej dy qeverive, që amerikanet e kanë më qetë këtë iniciativë, ndërsa gjermanët se kanë aq qejf. Historia që po prodhohet prej dy qeverive është ajo e dy parazitëve. Besoj se qoftë qeveria shqiptare dhe ajo Kosovës janë të dyja parazite në këtë rast për shkak të mosbashkëpunimit të njeri-tjetrit. Kosova dhe Shqipëria janë të mbytura nga ekonomia serbe dhe me apo jo ‘open ballkan’ të dyja vendet marrin mallra serbe prandaj ne nuk është se fitojmë ndonjë gjë. Kurti dhe Rama merren me gjëra të vogla duke i sjellë dëme vendeve të tyre.
Më tej Nazarko u shpreh se Shqipërisë i duhet një bashkëpunim i madh me Kosovën, por që sipas tij si Kurti ashtu edhe Rama janë bijtë e enverit në një konetacion që shfrytëzojnë politikën për të bërë propagandë. Ai theksoi se të dy kanë për të dalë nga kjo histori si dy persona që nuk i dhanë asgjë vendeve të tyre.
Serbia do i siguronte pa problem ato që kërkon Rama sepse ajo është më e interesuar se të tjerët që mallrat e saj të kalonin pa probleme. Edhe Kosova pavarësisht propagandës që bën 50% të mallrave serbe i merr nga ajo. Kështu që insistoj që është një show, është një manovër që prej kohësh bëjnë mbledhje dhe nuk kanë kuptuar akoma se çfarë ka të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria është një vend i shkatërruar nga të gjitha anët, pa pikë lidhje, një vend i pushtuar nga ekonomia Serbisë, Maqedonisë dhe çdo ekonomi në Ballkan. Dhe ato fonde që vijnë, shkojnë për të bërë bujtina e lokale, Shqipërisë i duhet një bashkëpunim i madh me Kosovën por të dy janë bijtë e Enverit në një konetacion që shfrytëzojnë politikën për të bërë propagandën. Kurti një enverist tipik, Rama mundohet ta heq, por e ka, ndërsa të dy kanë për të dalë nga historia si dy perona që nuk kanë kontribuar asgjë për vendin e tyre. Open Balkan si të ishte si të mos ishte, kjo është histori shumë e thjeshtë, kjo nismë sjell lirshmëri në procesin burokratik, ndërsa në atë ekonomik nuk sjell asgjë. Një mos kushtëzim në ekonomi kundrejt një shteti shumë më të fuqishëm se ne do sjell pasoja negative. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë problemin Ballkanin por ekonomitë e tyre.
I pyetur se çfarë po prodhon qeveria e Kosovës, Nazarko deklaroi se Kurti është një fenomen i tejkaluar, një intelektual me stof të shkëlqyer, por që në dy vite s’ka sjellë asgjë për ekonominë e vendit përveçse disa ‘sherre” për targat. Ai tha se si Rama ashtu edhe Kurti duhet të ulen bashkë dhe të identifikojnë resurset e përbashkëta mes dy vendeve dhe të mos merren me propagandë ashtu siç janë duke bërë.
Kurti nuk është fenomen i ri, në Shqipëri ka parë periudhën e Enver Hoxhës, është një fenomen i tejkaluar, është intelektual me stof të shkëlqyer, por problemi është çfarë sjellin në ekonominë e vendeve. Kosova nëse e sheh, open balkan ashtu si Rama e sheh duke bërë shoë, por për qëllimin e kundërt. Në dy vite kemi parë nga Kurti vetëm një sherr për targat me Serbinë, por sa e ka ulur importin e Kosovës nga Serbia do shohim që ajo mund të jetë shtuar. Kjo është ajo që e mat udhëheqësin. Në këtë sens e kritikoj Kurtin po ashtu dhe Ramën sepse këta të dy bashkë duhet të identifikojnë resurset e përbashkëta sepse Kosova pavarësisht se është krahina shqiptare nga pikëpamja gjeografike nuk ka interes të lidhet me Shqipërinë, ajo mund të hyjë më shpejt në Evropë se sa këtej. Por identifikimi i resurseve siç janë hekurudhat, apo rregullimi i bilancit energjetik, apo mallrat bujqësore, ka shumë projekte të përbashkëta që duhen parë, por në këtë rast si Kurti dhe Rama janë të dy propagandistë.



