Tre motrat që tronditën Rusinë, vranë babain që i rrihte dhe përdhunonte

Tre motrat që tronditën Rusinë, vranë babain që i rrihte dhe përdhunonte

Motrat Khachaturyan të cilat më shumë se dy vite më parë vranë babanë e tyre pasi prej vitesh keqtrajtoheshin dhe abuzoheshin nga ai, të mërkurën do të dalin para gjyqit nën akuzën "Vrasje me paramendim". 

 Çështja e motrave Khachaturyan nga Rusia, ka ngjallur debate dhe reagime të shtumta, duke e ndarë opinionin publik në dy pjesë. Gjyqi i cili do të mbahet të mërkurën do të zhvillohet para një jurie popullore, pasi fenomene të tilla me në fokus dhunën në familje ngjallin interes të madh në shoqëri. 
57-vjeçari Mikhail, u gjet i vrarë dy vite më parë, pranë shtëpisë së tij, i goditur nga vajzat e tij me dhjetra herë me thikë dhe çekiç. 
Mikhail kishteë patur edhe më herët një të shkuar të errët përsa i përket dhunës në familje, pasi ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë të vazhdueshme. 


57-vjeçari i cili kishte dëbuar nga shtëpia, bashkëshorten dhe djalin e tij, vazhdoi të jetonte me tre vajzat e tjera të familjes, Angelina, Krestina dhe Maria të cilat ishin 19, 18 dhe 17, me të cilat kishte treguar dhunë makabre. 
Vajzat u akuzuan fillimisht për "Vrasje me paramendim", por pas disa hetimesh nga prokuroria u vendos që akuza ndaj tyre të riformulohej sërish, pasi vajzat kishin vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. 

Mikaili cilësohej si një besimtar, pasi shtëpia e tij ishte e mbushur me imazhe fetare, ndërkohë kishte qënë edhe pjesë e një pelegrinazhi në Jeruzalem. 
Besimi nuk e ndaloi 57-vjeçarin i cili dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzat e tij, të cilat vendosën ta vrisnin pasi së fundmi i ati i kishte mbyllur në një dhomë dhe i kishte spërkatur me gaz djegës. 


Në 27 korrik, 2 vitë më parë, vajzat vendosën të vrisnin babin e tyre ndërkohë që dremiste në kolltuk, duke e goditur me thikë dhe çekiç dhjetra herë. 
Të mërkurën do të zhillohet edhe seanca gjyqësore nën akzën "Vrasje me paramendim" ku parashikohet një dënim nga 8-20 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy