Ndërsa mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se një debat është zhvilluar mes anëtarit Myslym Murrizi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Myslym Murrizi ka akuzuar Flamur Nokës se ai ka ndikuar te kryetari Sali Berisha për përzgjedhjen e emrave të listës së drejtuesve politikë të PD në qarqe.
Konkretisht Murrizi ka përmendur emrat e Agron Gjekmarkaj dhe Gazmend Bardhit, për të cilët është shprehur se ata nuk i motivojnë demokratët për shkak të fjalëve që kanë thënë për Berishën. Sipas Murrizit zgjidhja do të ishte hapja e PD dhe zgjedhja e drejtuesve politikë të PD në qarqe me votë.
"Do mërziteni nga ajo që do them, por se kam problem. Gabim që keni nxjerr mediat jashtë (I drejtohet Palokës). Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka gjujt nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politikë, por ke qenë ti Flamur që i ke fryrë në vesh. E kemi parë në media me kohë listën e drejtuesve të qarqeve. Agron Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht. Si mund të motivohen demokratët? Ne e nisëm foltoren që të ketë vlerë vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me votë. Erdhën si të bashkuar në diversitet e na u bene diversante. Te vijnë të votohen. Pyet Bardhin pse se ke çuar emrin e Berishës si anëtar i Grupit Parlamentar. Bardhi thotë nuk është e vërtetë, është dërguar në maj. Pse drejtuesit politik mos të votoheshin? A do ngjisni ju nëpër qarqe? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Nëse Berisha do të jetë i arrestuar harrojeni se do ngjisim tek qytetarët. Gjysma e këtyre që do marrin mandatet do të përjashtojnë ty prap, i drejtohet Flamurit. Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bërë pazar me Ramën, na e sqaroni. PD duhet të hapet, kemi vuajtur sepse s’kemi folur duhet të flasin të gjithë."



