
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, shprehet i bindur se kërkesa e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët do të refuzohetnga Komisioni Europian.
Cakaj deklaroi se “me përgjegjësi të plotë”, se bazuar në informacionet nga kontaktet me organet e Bashkimit Evropian, KE nuk do ta mbështesë kërkesën e Holandës.
Lidhur me mundësinë e rikthimit të vizave, Cakaj është shprehur se nuk përmbushet asnjë nga pesë kushtet e nevojshme dhe si rrjedhojë, ka informacion që nuk do të pranohet kërkesa e Holandës.
Cakaj ka folur në emisionin “Opinion”, ku është shprehur optimist në lidhje me hapjen e negociatave në tetor.



