Atentati i dytë ndaj Trump/ Çika: Kemi zhvillime politike brenda fushatës, siguria çështje e rëndësishme (VIDEO)

Atentati i dytë ndaj Trump/ Çika: Kemi zhvillime politike brenda fushatës, siguria çështje e rëndësishme (VIDEO)

Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump ka ngritur debate lidhur me dhunën politike në shtetet e bashkuara.

Lidhur me këtë, Emilio Çika pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare në studion e ‘MCN Live’ u shpreh se Harris e ka dënuar këtë dhunë politike ndaj Trump, ndërsa theksoi se tipologjia e dy atentatorëve është e ndryshme.

Ai tha se kjo vjen dhe për shkak të retorikës politike dhe qëndrimeve të palëve, ku dhe diferenca mes dy palëve është shumë e vogël.

Pas atentatit të dytë vëmendja është vendosur tek ato dhe jo te programet elektorale. Ditën e djeshme pash reagimin e Harris e cila pas atentatit kishte telefonuar Trump duke e uruar për shëndet dhe duke dënuar dhunën politike, u shpreh se qytetari në SHBA ka një dilemë për sigurinë e tij, ndjehet i kërcënuar nga dhuna që merr trajta politike.

Në SHBA kemi pasur një mori sulmesh dhe me vdekje, por jo një sulm për një periudhë kaq të shkurtër kundrejt një kandidati për president dhe kjo tregon pasiguri. Kjo rrjedh edhe si produkt i retorikës politike dhe qëndrimeve të palëve dhe ka një arsye të madhe që ndodh, kemi një garë që është shumë e ngushtë.

Ka dhe një element tjetër që lidhet me faktin që sondazhet dhe pse flasin për diferenca mes dy kandidatëve flasin për votën elektorale në të gjithë shtetin federal, por me rëndësi është se cilat janë shtetet se cilat do bëjnë diferencën.

Kemi një fushatë që ishte e tensionuar dhe zhvillime politike brenda fushatës dhe kampit demokrat, kemi zëvendësim të kandidaturave që është dhe kalimi para i demokratëve ndaj republikanëve.

Pjesa më e mirë e shtetasve amerikanë janë të interesuar kryesisht për ato që janë çështjet e ditës me parësore ekonomia. Dhe në debatin e fundit mes kandidatëve siguria nga ana tjetër duke parë atentatin e parë dhe atë të dytë dhe në profilin e dy atentatorëve ka profil të ndryshëm, megjithatë ajo që ngelet kryefjala mes kandidatëve është siguria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy