Reforma në drejtësi, PS i propozon PD-së votat e transferueshme

Reforma në drejtësi, PS i propozon PD-së votat e transferueshme

Partia Socialiste i ka bërë një ofertë Partisë Demokratike, një ofertë të re për gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës në Drejtësi.

 

Lajmi u bë i ditur nga deputeti Fatmir Xhafaj. Por cili është ky propozim?

 

Partia Socialiste i ka bërë një ofertë Partisë Demokratike një ofertë të re për gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës në Drejtësi. Kreu u Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj pranoi se i ka dërguar opozitës dy propozime, por nuk dha detaje. Burime nga komisioni për Reformën në Drejtësi saktësojnë se oferta ka qenë ajo përdorimit të modelit të votave të transferueshme për emërimet në gjyqësor. Kjo ofertë propozohet nga mazhoranca si formulë konsensusi të paktën për emërimet e anëtarëve jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve jo prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të dy palët janë pozicione të largëta nga kompromisi.

 

Dy ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri të njohur një propozim të PD-së për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili nuk pranohet nga mazhoranca. Pra të dy palët bëjnë propozime në vend të diskutimit të tyre në tryezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy