Veseli kthehet në Kosovë, Haga e liron për të vizituar babain

Veseli kthehet në Kosovë, Haga e liron për të vizituar babain

Kadri Veseli, ish-kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është liruar nga burgu i Hagës për shkak të një vizite që do kryejë te babai i tij, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Veseli, ashtu si ish-presidenti Hashim Thaçi, po mbahet në paraburgim pasi akuzohet për krime lufte.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it. Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, janë të fundit që u dërguan në Hagë. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy