
Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Evropën. Shumë njerëz janë grumbulluar në parqe dhe pishina për të zbutur të nxehtin, teksa termometri ka shënuar mbi 40 gradë në Francë dhe Spanjë, dhe deri në majat 38 gradë në Gjermani.
Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Komisionit të Europian, Copernicus, raportoi se rreziku i zjarret është “ekstrem” dhe “shumë ekstrem” në Sardenjë, Siçili dhe pjesë të tjera të gadishullit të Italisë, në pjesën më të madhe të Spanjës, si dhe në luginën franceze të lumit Rhone.
Në Andaluzi temperaturat shkuan këtë të diel deri në 50 gradë, por edhe në zonat e Spanjës që janë zakonisht më të buta si Castile dhe Katalonjë, temperatura 40 gradë ishte ajo mesatare.
Zjarre masive u shënuan në zonat spanjolle të Toledo dhe Tarragona, ku qindra mijëra persona u detyruan që të evakuohen. Zona që krijoi më shumë shqetësim për shkak të zjarrit është Sierra de la Culebra, ku flakët shkrumbuan mbi 25 mijë hektarë sipërfaqe.
Termometri i kaloi 35 gradë edhe në vendet normalisht më të ftohta, si Gjermania dhe Zvicra. Agjencia kombëtare meteorologjike gjermane raportoi se të dielën kolona e merkurit kaloi 38 ° në një zonë në lindje të vendit. Për shkak të një zjarri, i cili shkatërroi 100 hektarë pyll në rajonin e Brandenburgut, rreth 700 njerëz u evakuuan në zonat përreth Berlinit.



