Durrës/ Vodhi para dhe bizhuteri te banesa ku ishte punësuar si bravandreqës, arrestohet 56-vjeçari

Durrës/ Vodhi para dhe bizhuteri te banesa ku ishte punësuar si bravandreqës, arrestohet 56-vjeçari

Një 56 vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në pranga pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në banesën ku ishte punësuar si bravandreqës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të shtetases M. Gj., se në banesën e saj, i kishin vjedhur disa bizhuteri me vlerë 16 000 euro dhe shuma parash, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti.  

Në përfundim të veprimeve, u arrestua shtetasi O. S., 56 vjeç, banues në Durrës.    

Ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë i punësuar për të ndrequr bravat e banesës së shtetases M. Gj., në fshatin Arapaj, ka bërë një kopje çelësash dhe e ka përdorur më pas për të hyrë disa herë në banesë, për të vjedhur shuma parash dhe bizhuteri.                   

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pjesë të bizhuterive të vjedhura në banesën e shtetases M. Gj. dhe kopjen e çelësave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy