
Romina Radonshiq tha në studion e emisionit “MCN Economy” se shumica e pensionistëve në Shqipëri jetojnë në varfëri absolute, ndërsa personat me të ardhura nënmesatare kequshqehen.

Është shifër inkurajuese nëse i referohemi realiteti. Shumica e pensionistëve janë të varfër, i përkasin varfërisë absolute, pjesa me të ardhura nën mesatare jetojnë në kufirin e varfërisë, por kanë mirë menaxhim të financave dhe heqin dorë nga gjëra të rëndësishme dhe vendosin prioriteti ku pjesën më të madhe e çojnë për konsum dhe së dyti për të paguar detyrimet. Pjesa tjetër fatura mjekësore, i neglizhojnë.
Familjet që janë me të ardhura nën mesatare mundohet të mirëmenaxhohen ose të kequshqehen dhe prandaj ndoshta nuk janë pjesë e atij pragu që konsiderohen të
Me pagë mesatare, në 2-3 vitet e fundit kemi parë rritje të pagës, por kostot rriten dyfish më shumë se paga mesatare. I referohem produkteve ushqimore janë më të shtrenjta sesa nga vendet e BE.
Është më e lirë jetesa në Greqi.
Ne kemi varësi nga importi, kemi problem abuzimin e çmimeve nga tregtarët. Spekulohet me tregun.



