
Varianti britanik i koronavirusit është hasur edhe në Korenë e Jugut.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se kanë rezultuar të infektuar me variantin e ri të Covid, tre koreano jugorë, të cilët një javë më parë ishin kthyer nga Londra.
Autoritetet koreane kanë marrë masa më të ashpra dhe kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij varianti të ri në vend.
Javën e kaluar Koreja e Jugut pezulloi fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që pasagjerët e ardhur më herët do ti nënshtrohen kontrolleve të imtësishmë dhe testimeve për Covid deri në dy herë.



