U rikonfirmua deputet/ Kamberi: Ishte proces i vështirë, Vuçiç po e kthen Serbinë në monarki (VIDEO)

U rikonfirmua deputet/ Kamberi: Ishte proces i vështirë, Vuçiç po e kthen Serbinë në monarki (VIDEO)

Kandidati për deputet në Serbi, Shaip Kamberi, cili deri më tani rezulton i vetmi shqiptar fitues, tregoi në MCN Live se pjesëmarrja e opozitës pengoi realizimin e objektivit për t’u përfaqësuar me tre ligjvënës në Parlament. Kamberi tha se Vuçiç po e shndërron Serbinë në monarkinë e dikurshme, ndërsa shtoi se ai vetë nuk synon të jetë pjesë e qeverisë, por do të luftojë për të drejtat e shqiptarëve.

Ishte proces mjaft i vështirë, Akoma jemi në pritje të rezultateve zyrtare. Janë 90 për qind të përpunuara. Lista jonë do ketë një mandat deputeti. Pjesëmarrja e opozitës ishte element i drejtpërdrejtë ndikues. Tek ne nëse ka pasur një ndikim është votimi i serbëve të Kosovës në Bujanovic, që ishin sjellë me autobus, një popullatë e frustruar nga vendimi i qeverisë në Kosovë. Shqiptarët kanë hezituar të vijnë se mos lindte një konflikt. Vota e shqiptarëve dëshmoi se listën e përfaqësoj dhe i prij unë. Ne kemi marrë në Luginën e Preshevës afërsisht 9000 vota. Lista tjetër ka mbetur me vetëm 2200 vota që do të thotë dështim edhe në Preshevë dhe Bujanovic. Bashkëpunimi me një listë do sillte një rezultat tjetër. Ngritja e pragut ishte ndikuesja më e madhe që ne të ngelim me një deputet. Ka pasur disa raste parregullsish. Janë raste sporadike që s’kanë pasur ndikim në rezultat”.

Vuçiç ka qenë i fortë, opozita ka qenë e fragmentuar. Ka dalë në zgjedhje për ta rrezuar me objektiva të njëjta me Vucicin. Një opozitë-shtet ishte opozita e Serbisë. S’ka forcë për ta rrezikuar një pushtet që e ka shndërruar Serbinë në monarkinë e dikurshme. Në Parlament do vazhdoj politikën e njëjtë, duke luftuar për të drejtat e shqiptarëve. Nuk duam të jemi pjesë e qeverisjes në Beograd, duam vende pune për shqiptarët, integrim të barabartë, të rregullohet njohja e diplomave. Nuk do tentojmë që t’i zgjidhim problemet duke qenë pjesë e qeverisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy