Shkarkimi i Veliajt/ Kalaja: Tirana u pastrua nga njeriu i krimeve dhe veseve.  Juridikisht, duhej të ishte dëgjuar (VIDEO)

Shkarkimi i Veliajt/ Kalaja: Tirana u pastrua nga njeriu i krimeve dhe veseve. Juridikisht, duhej të ishte dëgjuar (VIDEO)

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk ka reaguar publikisht pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkim. 

Ende nuk dihet kur ekipi i tij ligjor do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak.

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut, avokatja Adriana Kalaja ka reaguar në një intervistë për edicionin informativ të MCN TV, duke e cilësuar këtë vendim si një moment çlirues për Tiranën, por duke theksuar se procedura ligjore kishte mangësi.

Si aktiviste dhe qytetare e Tiranës, mendoj se kjo ishte një ditë e mirë për qytetin. Tirana u pastrua nga një njeri që, sipas meje, mbart mbi vete shumë krime, korrupsion dhe vese. 

Një figurë që ka ndikuar në degradimin e qytetit, kemi humbur teatrot, kinematë, sheshet, këndet e lojërave ndërkohe që përballë nesh është përplasur betonizimi i Tiranës.

Duke u ndalur te aspekti ligjor, Kalaja theksoi se pavarësisht vendimit të marrë, procedura ka disa problematika që mund të shfrytëzohen nga Veliaj për të ankimuar vendimin:

Në pikëpamje të zbatimit të ligjit, vendimi mund të ketë probleme në Gjykatën Kushtetuese dhe më tej, edhe në Gjykatën e Strasburgut. 

Problemi kryesor mbetet mungesa tre mujore e Veliajt , duhet të shqyrtohet nëse ka qenë e justifikuar apo e qëllimshme.

Është detyrë e Gjykatës Kushtetuese që të analizojë në detaje nëse kjo mungesë përbën shkelje që justifikon shkarkimin.

Për sa kohë ai mban një funksion publik të rëndësishëm, duhej të ftohej në seancën dëgjimore. Edhe të pandehurit për krime të rënda dëgjohen në gjykatë. 

Këshilli Bashkiak duhej të tregonte etikë institucionale, duke e ftuar Veliajn të përgjigjej ndaj pyetjeve, veçanërisht atyre që do të ngrinin këshilltarët e opozitës, të cilët depozituan kërkesën për shkarkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy