Aksioni i opozitës, Alimehmeti: Do të bllokojmë rrugët e Tiranës, nuk mund të ketë më fjalime (VIDEO)

Aksioni i opozitës, Alimehmeti: Do të bllokojmë rrugët e Tiranës, nuk mund të ketë më fjalime (VIDEO)

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë tha në studion e lajmeve të MCN TV së demokratët do të bllokojnë rrugët e kryeqytetit më 7 tetor, datë kur është planifikuar të zhvillohet protesta e opozitës.

Alimehmeti tha se nuk mund të ketë më fjalime dhe se tashmë aksioni duhet të jetë fizik.

Çfarë mund të bëhet në një vend ku fjala e lirë dënohet, ku opozitarizmi dënohet?

Nuk duhet të ketë më fjalime, nuk duhet të ketë më fjalë. Tani do aksion, dhe duhet kaluar në fizik. Meqenëse pjesa e institucionalitetit bie dhe bie për shkak të PS-së, pjesa e opozitarizmit në rrëzohet, sepse rrëzohet me vendime gjykate.

Gjykata jep “arrest me burg” kur prokuroria ka kërkuar shërbim prove. Fjalët kanë mbaruar. U bënë 6 vjet për të thënë është i rremë apo jo një vendim gjykate. Na del që qenka i rremë. Ka një heshtje shurdhuese, këta ndërkombëtarët, në 6 vite nuk e kanë parë këtë.

Data 7 tetor, ora 18:00 është protesta e PD-së. Pa fjalë tashmë, do veprojmë në mënyrë fizike.

Vendimi i Këshillit Kombëtar është për të bllokuar rrugët e Tiranës. Ky është veprim fizik. Këtë e bëri shoqëria civile disa vite më parë me rritjen e menjëhershme të çmimit të karburanteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy