Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, takoi sot në Varshavë presidentin polak Andrzej Duda, për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën, raporton CNN.
Të shtunën Pelosi bëri një udhëtim të paparalajmëruar në kryeqytetin ukrainas, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.
Në prag të udhëtimit të tij në Varshavë, Pelosi tha se takimet me Dudën do të "përqendrohen në forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë dhe se si mund të punojmë më tej së bashku për të mbështetur Ukrainën".



