Ambasadori rus: Shqipëria të plotësojë detyrimin për të na dhënë 18 mijë metra katror tokë

Ambasadori rus: Shqipëria të plotësojë detyrimin për të na dhënë 18 mijë metra katror tokë

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, thotë se shteti shqiptar duhet të plotësojë detyrimin për t’i dhënë Rusisë 18 mijë metra katrorë për ndërtimin e një ambasade të sigurt.

Në një intervistë për “Orën”, Karpushin tha se godina ku ndodhet aktualisht ambasada është me qira dhe Moska i kërkon shtetit shqiptar të plotësojë detyrimin për t’i dhënë Rusisë 18 mijë metra katror tokë, për të ndërtuar një ambasadë të sigurt.

“Dikur Bashkimi Sovjetik kishte ndërtuar një ambasadë shumë të mirë në Tiranë por pastaj u konfiskuan nga regjimi i Enver Hoxhës dhe në atë godinë, sot e kësaj dite ndodhet Presidenca e Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

Në intervistën e dhënë pak orë pasi ISIS deklaroi se ka në shënjestër të sulmeve disa seli diplomatike ruse nëpër botë përfshi ambasadën në Tiranë, Karpushin u shpreh se, janë të shqetësuar nga ky informacion dhe kërkojnë ndihmën e organeve ligjvënëse për të garantuar sigurinë dhe jetën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy