
Ish-ortaku i pronarit të inceneratorit të Tiranës Alberto Presezzi, ka dëshmuar dëshmon për MCN se kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar disa herë me pronarët e inceneratorit në dreka e darka. Gabriele Tarroni thotë se ish-kryeministri Ahmetaj nuk rrëfeu të gjitha ato që dinte për skandalin e inceneratorit. Lidhur me këtë fakt, deputeti i Partisë së Lirisë, Petri Vasili, thotë për MCN lajme, se duhej një hetim më i thelluar i SPAK pas indicie që dha Arben Ahemtaj.
Nëse konsumojmë këtë informacion, besoj se SPAK duhet të ishte shumë hapa përpara nesh në teori, se ka instrumente të ligjshme dhe të mundshme hetimi për ta kryer këtë hetim të thelluar pa u ndalur.,
Gjithçka më lidhet me Erion Veliaj dhe raporti i tij me SPAK është raporti që i ka një drejtësi e cila është fatkeqësisht e kapur, funksion me regji dhe për fat të keq nuk punon në të mirë të interesit publik. Sepse ku cituat edhe fragmente nga zotëria italian i cili pretendonte që Arben Ametaj duhet të thoshte dhe të vërtete tjera më të mëdha. Detyrën që tu shkoj të vërtetave deri në fund nuk e ka Ahmetaj që ka qene pjese e qeverise dhe çdo indice që do të japi është ndihmë për drejtësinë. Detyrën që ta zbardhi këtë çështje e ka SPAK.
Kallëzimet e ish-LSI datojnë që në marsin e 2021. Besoj se informacionet pa fund janë nëpër mediat shqiptare, një shumicë ndodhet në kallëzimet e znj. Kryemdhi dhe dy kallëzimeve shtesë që ka bërë, të tjera elemente janë shtuar dhe nga kallëzimet e z.Këllici. znj.Kryemadhi dha në kallëzimin e saj thelbin, cila është padia, si është financuar dhe si financohet sot e kësaj dite. Pra bilanci i tërë financiar në raport me atë që është marrë përsipër 128 milion € për të bërë një incerenatrio që nuk ekziston dhe raporti ndërmjet asaj që financohet, dhe ajo që ndodh realisht ne praktikë. Ky është thelbi. E gjitha qe në mashtrim i madh, grabitje e madhe kurse praktikisht nuk kemi asgjë.
Vasili thotë se e kemi faktuar me kohë që Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, por SPAK me qindra fakte dhe prova, nuk denjon të thërras në dëshmi krye përgjegjësin e aferës së qindra milionë € keqpërdorime.
Ahmetaj bëri një pohim të rendë tha që pronari faktik është Erion Vbelija, dhe ne ketë e kemi të provuar sepse Erion Veliaj, bashkia e tij jepte urdhra kush do të paguante kush nuk do të paguante për çështjen e dherave. Dihet vetëm pronari jep urdhra, ndërkohë që në teorinë në pamje, figuronte sikur ishte një biznes privat.
Ne kallëzimet voluminoze qe ka dhënë me dokumente znj. Kryemadhi dhe kallëzime tjerra, po ju them se qindra e qindra dokumente origjinale të cilat e provojnë korrupsionin katërçipërisht. Në momentin që menduam se do kishim një SPAK që qoftë edhe nga një dokument i vetëm do të shkonte të vërtetë, ndodhi e kundërta. Kemi një SPAK të mbytur me një mori provash, faktesh dhe dokumentesh qe nuk lëviz se është i kapur. Aty anë thirr persona të shumtë për çështje të caktuara që kishin dijeni, ndërsa në rastin konkret kemi një person të mirëfilltë përgjegjës si Veliaj , me vulë dhe me firmë, i cili nuk është thirrur asnjëherë ne SPAK, nuk thirret krye përgjegjësi i një afere që shkon me qindra miliona €.



