Reforma territoriale, Neza: Pikënisja e PD e deformuar, s’ka kapacitete mjaftueshëm për ta realizuar (VIDEO)

Reforma territoriale, Neza: Pikënisja e PD e deformuar, s’ka kapacitete mjaftueshëm për ta realizuar (VIDEO)

Gazetari Sami Neza në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me reformën territoriale për të cilën u shpreh se ajo nuk mund të miratohet me mendime të pjesshme partiake.

Ai tha ndër të tjera se reformat nuk mund të miratohen pa u analizuar, ndërsa theksoi se kaq sa ka marrë përsipër PD për reformën territoriale, nuk ka kapacitete të mjaftueshme për ta realizuar.

Është një ekspertizë e pamjaftueshme për të dyja reformat, prandaj si e ndarë, si e tërë, PD shkon e pa përgatitur. Reforma territoriale duhet të bazohet në një ekspertizë jashtë partiake, ajo nuk mund të burojë nga vendime të brendshme të Partisë Demokratike. Në të dyja rastet ajo pjesë e grupit parlamentar po i bën dëm të madh PD në tërësi, opozitës dhe vendit. Skenari që kanë zgjedhur është për të negociuar dhe jo për tu bërë reforma. Me kaq mundësi grupi parlamentar i përçarë pa formuluar asgjë për reformën territoriale ata mund të shkojnë dhe të negociojnë me socialistët në tavolinë, por pa parë fare se çfarë nevojash ka opozita, qytetarët. Nuk kanë analiza të asaj reforme që po negociojnë. Pikënisja është e deformuar.

Më tej Neza deklaroi se në këtë situatë ku është grupi parlamentar është problem si mund të funksionojë opozita brenda parlamentit. Ai tha se lidershipi aktual Berisha ka ende hapësira për të shfrytëzuar dhe të harmonizojë pjesën më të madhe të grupit parlamentar për dy reformat.

Kur fjala është për reforma të mëdha dallohet qartë problemi që ka PD në lidership dhe krijojnë një hendek të madh. Lidershipi aktual Berisha ka ende hapësira për të shfrytëzuar dhe të harmonizojë pjesën më të madhe të grupit parlamentar për dy reformat. Nëse PD s’ka mundësi të japë opsionin e vet, atëherë PS mund të çojë opsionet e veta për miratim dhe kjo do dëmtojë synimet afatgjata të PD. Lidershipi aktual i PD nuk i ka konsumuar të gjitha rrugët ende për të bashkuar PD. Kaq sa ka marrë përsipër Partia Demokratike për reformën territoriale nuk i ka kapacitet të mjaftueshme për ta realizuar. Gjëja e parë që mund të bëni në këtë rast është tërheqja për të mos dëmtuar PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy